Një tortë ndryshe e dekoruar sikur ishte me prerje 500 euroshe si dhe me mënyrën e përdorimit të kokainës tërhoqi vëmendjen e policisë italiane në frigoriferin e një pasticerie në Teramo të Italisë.
Torta me drogë dhe 500 euro i hapin probleme shqiptarit…
Në sipërfaqe torta ishte mbuluar me çokollatë. Ndërsa në anë kishte një kartëmonedhë e bërë në formën e tubit dhe pluhur i bardhë, që përdoret për të thithur kokainë. Po kështu në shqip ishte një dedikim : “Edhe 100 Bishe”. Mediat italiane shkruajnë: “Torta i dedikohej një shqiptari që ishte në arrest shtëpie. Policia i bëri surprizë gjatë kohës që ai po festonte. Ndaj shqiptarit kanë nisur hetimet. Pasi ai ka dhunuar masën e sigurisë “arrest shtëpi”. Gjatë festës ka qenë në prani dhe të pjesëtarëve që nuk ishin anëtar të familjes.
Vladimir Muçaj
06.08.2018