Itali, e përplas furgoni duke punuar, 60-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë
Një shqiptar 60-vjeçar, banues prej vitesh në Itali, ka pësuar një aksident pasditen e djeshme, ndërsa ishte duke punuar në një pallat.
Itali, e përplas furgoni
60-vjeçari u përplas pas murit nga një furgon që erdhi me shpejtësi.
Shqiptari, bashkë me disa punonjës të tjerë, po kryenin punime restauruese në një pallat në rrugën “Calabria” në Alba Adriatica.
Goditja nga furgoni, i cili po ecte mbrapsht, ishte mjaft e fortë dhe e plagosi rëndë shqiptarin.
Ai u dërgua me urgjencë në spital.
Mjekët që e operuan thanë se po e mbajnë në mbikëqyrje të vazhdueshme.
Nga hetimet e para rezulton se, shoferi i furgonit nuk e dinte se 60-vjeçari shqiptar ishte pas tij, në momentin e aksidentit.
Policia tha se e përjashton pistën e një aksidenti të qëllimshëm.
05.12.2017