Ngjarja e rëndë ka ndodhur në raggione Cotignola, në Itali. Kur një punëtor shqiptar në fonderinë Morini, ka goditur me një tub hekuri përgjegjësin e sektorit të fabrikës, një maroken 36-vjeçar, i cili ndodhet në gjenje të rëndë në spital.
Itali: Sherr për turnet e punës, shqiptari masakron shefin e fabrikës…!
Gjithçka ka ardhur pas një debati për ndarjen e orareve të punës, midis marokenit dhe një punëtori tjetër shqiptar, 42 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fonderinë Morini në raggione Cotignola, të shtetit fqinj, Italisë. është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Pika kulmore e debatit erdhi, pas ndërhyrjes së një shqiptarit tjetër, i cili mori një tub hekuri që ndodhej aty pranë dhe e goditi në kokë marokenin, duke e rrëzuar pa ndjenja përtokë.
Punëtorët e tjerë të fabrikës, telefonuan menjëherë urgjencën, e cila mbërriti në vend-ngjarje, me dy ambulanca dhe një helikopter. Marokeni i plagosur rëndë, u transferuar në spitalin ‘Bufalini’ në Cesena. Ndërsa gjendja e tij, fillimisht ishte e dëshpëruar, dhe në rrezik, por më pas, gjendja e tij, u përmirësuar me shpejtësi. Tashmë marrokeni ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili