Itali: Arrestohet shqiptari i kërkuar për vrasje… i fshehur prej 5 vitesh, ja kush është. Bëhet fjalë për një shqiptar të kërkuar për një vrasje të ndodhur në 12 janar të vitit 2013. Shqiptari prej 5 vitesh fshihej në Lissone, provinca e Monzës.
Itali: Arrestohet shqiptari i kërkuar për vrasje…fshehej prej 5 vitesh…
Mbrëmjen e djeshme, karabinierë italianë, ka arrestuar një shtetas shqiptar të shumëkërkuar. Shqiptar i arrestuar, kërkohej për një vrasje të ndodhur në 12 janar të vitit 2013. Por ditët e fundit ai është identifikuar për tu arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin shqiptar me inicialet H. O., i cili është prangosur nga karabinierët italianë.
Sipas policisë italiane, 49-vjeçari shqiptar në janarin e 2013 kishte kryer një vrasje brenda një lokali me emrin ‘Coconuto’.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Bergamos. Gjithçka kishte ndodhur për zonat e shitjes së drogës. Gjithsesi, H. O., ishte në kërkim që prej tetorit të vitit 2013, ndërsa policia italiane do të arrestonte dhe 3 persona të tjerë, dy italianë dhe një shqiptar.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili