ITALI/ Arrestohet 18-vjeçari shqiptar për ngacmim seksual
Një 18-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit mbetet ende i pazbuluar, është prangosur nga policia italiane nën akuzën e ngacmimit seksual të dy vajzave adoleshente, nxënëse në shkollë të mesme. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 20 shtatorit në provincën e Riminit në një park publik që gjendet në “Misano Adriatik.
ITALI/ Arrestohet 18-vjeçari shqiptar për ngacmim seksual
Sipas Agjencisë “Ansa”, ky abuzues seksual ka një dosje penale të ngjeshur, ku spikasin ndër të tjera akuzat për grabitje. Në mediat italiane raportohet se vajzat kanë qenë duke shëtitur në park kur një grup prej tre djemsh, 18-vjeçari shqiptar së bashku me një italian dhe një afrikan i kanë rrethuar.
Nga vajzat është depunuar se ka qenë pikërisht vetëm 18-vjeçari ai që ka nisur t’i prekë në vende intime, në praninë e dy djemve të tjerë që e shoqëronin. Njëra prej vajzave ka arritur t’u kërkojë nëpërmjet telefonit ndihmë një shoku të saj, i cili më pas njoftoi policinë që ka mbërritur në vendngjarje në pak minuta pas telefonatës. Abuzuesi u prangos disa ditë pas ngjarjes, pasi u krye njohja dhe identifikimi prej vajzave.

Për lajm-shqip:
Kristi Kaba
15.10.2018