Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush ka uruar Kosovën me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.
Në letrën e tij të urimit, ish-presidenti George W. Bush uron Kosovën për 10-vjetorin e Pavarësisë dhe shkruan:
“Përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Kosovës të cilët festojnë 10-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në vitin 2008, Presidenti Sejdiu ra dakord të merrte përgjegjësitë e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit për të nxitur lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Isha krenar që pranoja kërkesën e tij për Shtetet e Bashkuara të njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.
Dhjetë vjet më vonë, kjo ditë historike është një reflektim i angazhimit të vendit për të vazhduar ndjekjen e standardeve më të larta të dinjitetit njerëzor. Është për të çuar përpara çështjen e lirisë. Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm. Ne dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë. Zoti ju bekoftë!”
17.02.2018