Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi ka pranuar sot akuzën për falsifikim të të dhënave të paraqitura në formularin e dekriminalizimit Rroshi po gjykohet në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Rroshi tha se nuk i kishte prezantuar të gjitha të dhënat personale pasi i kishte neglizhuar.
Prokuroria ka kërkuar 2 ditë kohë për të paraqitur pretencën.
Ish-kryebashkiaku i Ramës pranon mashtrimin për dënimin në Itali, po gjykohet në Tiranë …

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ka pranuar sot akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Roshi është shprehur në sallën e gjyqit, se e ka plotësuar gabim formularin për shkak të neglizhencës dhe se duhet ta kishte bërë atë në praninë e një avokati.
Gjithashtu Elvis Roshi pasi ka pranuar falsifikimin e formularit të dekrimalizimit, i ka kërkuar gjykatës, gjykim të shkurtuar, që e shpëton atë nga një e treta e kohës së dënimit.
Ish-kryebashkiaku, i përzgjedhuri i kryeministrit Edi Rama, u detyrua të japë dorëheqjen pasi opozita i zbuloi atij rekordet kriminale në të kaluarën, dënimin në Itali për përdhunim në grup dhe ndryshimin disa herë të emrit. Rroshi rezultonte me precedentë në disa shtete si Itali, Zvicër e Gjermani.
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj