Personalisht, askush deri më sot nuk e ka akuzuar Gramoz Ruçin për ndonjë akt konkret si ish-ministër i Brendshëm. Por pas 27 vitesh, është Rrahman Parllaku, i cili ka sjellë akuzën e parë.
Ish-koka e ushtrisë shqiptare Rrahman Parllaku, akuzë Gramoz Ruçit

Parrlaku është ish-ushtarak i lartë komunist, një prej figurave të larta të luftës.
Dhe njëherësh koka e ushtrisë shqiptare, i dënuar më pas nga regjimi.
Ai ka artikuluar një akuzë ndaj atij që sot drejton Kuvendin e Shqipërisë.
Rrahman Parllaku ka thënë se në vitin e fundit të regjimit, ka dashur që dosja e tij të rikthehej për rekurs.
Në Prokurori, për t’u rigjykuar me ligjet e kohës, pasi kishte bindjen se ishte dënuar me të padrejtë.
Por, siç tha ai, Gramoz Ruçi, në pozitën e ministrit të Brendshëm nuk pranonte ta ridërgonte dosjen e tij në Prokurori.
Për këtë, ai tha se i kishte kërkuar ndihmë vetë Ramiz Alisë, ish-shokë armësh.
I cili e kishte urdhëruar Ruçin për ta lënë dosjen të rikthehet në Prokurori.
Deri më sot, gjykimi i një pjese të opinionit ndaj Gramoz Ruçit ka qenë i përgjithshëm.
Si ish-figurë regjimi, pa u shënjuar për diçka konkrete, ndonëse emri iu lakua, më shumë politikisht në ngjarjet e 2 Prillit në Shkodër.
Për Lajm-shqip
Ylli Pata