Guxoi të kandidonte për kryetar të Federtaës Shqiptare të Futbollit. Pas kaq vitesh ish-kandidati për kreun e FSHF, i kthehet ekipit të vendlindjes. Ky ishte Shpëtim Hala nga Librazhdi, gazetar ndër vite.
I kthehet ekipit të vendlindjes ish-kandidati për kreun e FSHF, Shpëtim Hala.
Edhe pse u shkëput për ca kohë në emigracion ai iu rikthye medias. Në fushatën për kreun e FSHF-së ai hyri në garën kandiduese, paçka se nuk fitoi. Bashkëqytetarët e tij, e justifikojnë humbjen me të qenit djalë “province”. Tashmë, ai është kthyer skuadrës së futbollit të Librazhdit me më shumë pasion. Ka patur një karrierë të shkurtër si arbitër në skuadra jo parësore në Itali. Atje dha dorëheqjen për shkak të racizmit. Tani është i lidhur ngushtë me ekipin e “Sopotit”. Librazhdiotët këtë e konsiderojnë si ogurmirë. Madje, besimtarët paganë, ardhjen e tij e barazojnë me fitoret e skuadrës së futbollit të Librazhdit. Le të shpresojmë se Hala, do t’ia heqë “hallet” futbollit të Librazhdit.

Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi