Pas katër vitesh nga ndarja e tyre, modelja 40 vjeçare Alena Seredova tregon për revistën “Magazin Chi” rreth ndarjes nga portieri Gianluigi Buffon.
Sipas saj Buffon nuk u përball me të që t’i tregonte se çdo gjë kishte marrë fund.
Ajo e mësoi fundin e lidhjes së tyre prej gazetave.
Ish- gruaja tregon për Buffon: E mora vesh nga gazetat që…
Ja si shprehet Alena:
“Do të kisha dashur të kisha marrë vesh ndryshe mbi fundin e martesës sime. Do preferoja të ma thoshte vet që martesa jonë mbaroi, por fatkeqësisht e mora vesh nga gazetat”.
Alena dhe Buffon u martuan në vitin 2011.
Ata kanë dhe dy fëmijës së bashku.
Martesa e tyre mori fund në vitin 2014.
Tashmë ata kanë përfshirë në historitë e tyre të dashurisë persona të tjerë.
Buffon është në një lidhje me gazetaren Illaria D’amico.
Alena Seredova është lidhur me një biznesmen italian.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
29.03.2018