Një gangster, dikur i lidhur me vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996, ka pranuar se ka rol në të shtënat ndaj reperit. Duane Keith Davis, i njohur edhe si ‘Keefe D’ është xhaxhai i të dyshuarit të parë në këtë rast, Orlando Andersonit. Davis pohoi se ishte në një veturë në rrugët e Las Vegasit. Një pasagjer që ishte së bashku me të gjuajti katër herë drejt yllit të muzikës, atëbotë 25-vjeçar.
Tanimë është publikuar një dokumentar i ri i Netflix, “Unsolved, the Tupac and Biggie Murders” bazuar në punën e një task force hetuese të policisë së Los Angelesit të udhëhequr nga ish-polici, Greg Kading.
Tupac Shakur dhe Christopher Wallace, i cili ishte i njohur më mirë si Biggie Smalls, konsiderohen si dy nga reperët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Të dy u vranë pas të shtënave me armë zjarri gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar. Megjithatë, edhe sot ka thashetheme rreth vdekjeve së tyre. Kjo është historia e 2Pac.

Ish-gangsteri: ‘Ja kush e vrau 2Pac, tani unë po vdes …
Zbulimet e Kadingut u bazuan në një kasetë të Davisit të regjistruar nën imunitet. Davis, në një dokumentar të veçantë të titulluar ‘Death Row Chronicles’, tha se tani është i sëmurë. Dëshiron të zbulojë, se çfarë ka ndodhur në natën e trishtë të shtatorit.
“Unë isha një pilot i Comptonit, tregtar droge dhe jam i vetmi i gjallë që mund të të tregojë historinë për vrasjen e Tupacut”, tha Davis, shkruar “Star Daily”.
Ai shtoi se “njerëzit më kanë ndjekur për 20 vjet, po dal tani sepse kam kancer. Dhe unë nuk kam asgjë tjetër për të humbur. Gjithçka që më intereson tani është e vërteta”

Por përkundër pranimit sensacional, Davis refuzoi të tregojë vrasësin. Ai tha se do ta mbante sekret “kodin e rrugëve”, por shtoi “se tashmë ka marrë mbështetje rreth kësaj teme”.
Theksojmë se Tupac vdiq gjashtë ditë pas plagosjes më 7 shtator. Ai kishte qenë duke ecur me makinë me shefin e Death Roë Records, Suge Knight kur një person i armatosur në një Cadillac të bardhë është ndalur pranë BMW-së, e cila u ndal në semafor dhe më pas ylli u qëllua pastaj në kraharor, kofshë dhe krah. Por askush nuk është dënuar për vrasjen e tij.
Davis tha se nipi i tij ishte sulmuar dhe rrahur nga Tupac dhe anëtarët e ekuipazhit të tij, duke nxitur dëshirën për hakmarrje.
Anderson u raportua se ishte lidhur me bandën famëkeqe “Crips”, ndërsa vrasja e Tupacit ishte e lidhur me rivalët e tyre. Anderson vdiq gjatë një aksioni grabitës së bandës në vitin 1998, por gjithmonë mohoi përfshirjen në vrasjen e Tupac.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
03.07.2018