Emily Goldberg disa vite më parë u bë mjaft e famshme në media pasi ajo u lidh Avicii-n. Dj i ndjerë i cili ka habitur të gjithë botën dje me largimin e parakohshëm nga jeta.
Ish e dashura e Avicii-t poston mesazhet e fundit me të, fansat e kryqëzojnë
Sigurisht që personat të cilët e kanë ndjerë edhe më shumë këtë tragjedi janë ata që e kanë njohur nga afër. Ish e dashura e tij është padyshim një prej tyre.
Ditën e djeshme, me të marrë vesh lajmin e hidhur ajo ka shkruar në Instagram: “Hajde pra zemër, mos u dorëzo. Më zgjidh mua, unë do të të tregoj se çfarë është dashuria”, Këto janë pjesë të tkestit që Tim (emri i vërtetë i Aviçi-t) shkroi për mua. Sa do doja t’i kisha marrë seriozisht. Për ato dy vite që qëndruam bashkë, ai ka qenë personi më i shtrenjtë në jetën time dhe miku im më i mirë. S’më besohet që më duhet të mësohem me idenë që ai nuk është më këtu. Nuk do ja shoh më fytyrën dhe kjo më mërzit. Jam ende duke u përpjekur të gjej fjalët e duhura për të të falenderuar për gjithçka ke bërë për mua. Më ngri nga gjumi kur gjithçka të ketë mbaruar. Nuk dua kurrë që kjo të jetë e vërtetë” – ka përfunduar ajo në një rrëfim të ndjerë.
Por duket se fansat e artistit të ndjerë nuk e kanë pëlqyer këtë detaj të zbuluar nga ish e dashura e tij. Ata e akuzuan atë se po përpiqet që të vjedhë vëmendjen e mediave në momentin më të keq të mundshëm. Askujt nuk i intereson të shohë mesazhet e tyre të dashurisë. Nëse di diçka për të vërtetën se pse Aviçi u largua nga jeta, le të flasë dhe t’i iluminojë të gjithë pasi ende rrethanat janë të paqarta.
