Ish-burri i Jonida Maliqit përfshihet në një sherr, arsyeja një vajzë. Burime të sigurta tregojnë se në zonën ekskluzive të një clubi në Tiranë, një konflikt midis Gent Prizrenit (që ndryshe njihet edhe si ish bashkëshorti i Jonida Maliqit) dhe Ervis Martinaj. Ky i fundit një person me precedent penal në Shqipëri, ka shkuar deri aty sa të dy burrat kanë mbetur të plagosur dhe në club ka pasur gjakderdhje.
Siç mësohet shkak për këtë sherr banal mes ish-burrit të Jonida Maliqit dhe Martaj është bërë një vajzë.
Fill pasi ka nisur sherri, Ervis Martinaj ka hedhur shishe e karrige mbi Gent Prizrenin. Ai i ka shaktuar Genc Prizrenit dëmtime në kokë.
Sigurisht që të pranishmit e kanë vënë re këtë që ka ndodhur dhe truprojat e clubit kanë ardhur menjëherë dhe më pas kanë qetësuar edhe situatën.
Kujtojmë se Ervis Martinaj është shtetasi 36 vjeçar nga Burreli i cili së fundmi u dënua për përfshirjen në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit gjithashtu emri tij është përmendur edhe në dosjen e Emiljano Shullazit.
