Viti 2018 vjen me një lajm të mirë për të apasionuarit pas produkteve të Apple. Apple pritet të lancojë një iPhone 6.1 inch i cili do të kushtojë vetëm 550 dollarë. Sipas analistëve të MacRumors, iPhone i ri është planifikuar të lancohet gjatë vjeshtës së këtij viti.
iPhone i 2018 do të kushtojë sa gjysma e iPhone X.
Ai pritet të jetë i disponueshëm në dy variante: një variant mund të suportojë 2 karta SIM dhe tjetri vetëm një kartë. Cmimi i tyre pritet të variojë nga 550$ deri në 650$. Kjo do të thotë se iPhoni i ri do të ketë gjysmën e cmimit të iPhone X. Një iPhone më i lirë do ti japë mundësi Apple të konkurojë në tregun e smartfonëve me një cmim mesatar.
Megjithatë, përkrah dy iPhonëve tepër ekonomik, Apple do të lancojë dhe pasardhësin e iPhone X, iPhone X Plus, i cili do të ketë një cmim 1100$. Me sa duket Apple ka përgatitur disa surpriza për klientët e saj gjatë këtij viti.
