Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»EKONOMI»Investuesit kinezë, sytë te aleati i…
Investuesit kinezë, sytë te aleati i...

Investuesit kinezë, sytë te aleati i…

9 vite më parë Komento

investuesit lajm-shqipTIRANE- Ndërtuesit kinezë po i shohin me mjaft interes mundësitë e mira që ofron për investime të paluajtshme Shqipëria, aleati i dikurshëm. Në një opinion të publikuar në gazetën “South China Morning Post”, kolumnisti Richard Warren, vëren se Shqipëria, dikur aleati i vetëm i shtetit aziatik, po shfaqet përsëri në radarët ekonomikë të Kinës. “Shqipëria ishte i vetmi aleat evropian i Kinës në vitet ’60 dhe në fillim të viteve ’70- të. Shteti i vogël ballkanik, me popullsi 3 milionë banorë, po shfaqet përsëri nëpër radarët ekonomikë dhe politikë kinezë, ndërkohë që biznesi i ndërtimit shpreson se diçka e tillë do t’i prijë një hovi të investimeve kineze në këtë sektor”. Sipas analistit, shumë zëra e konsiderojnë Shqipërinë si një pikë shpërndarjeje për tregtinë e kompanive kineze, duke u dhënë atyre mundësinë të vendosin një këmbë në Bashkimin Evropian, në rast se aplikimi i vendit për t’u përfshirë në këtë grupim arrin me sukses.
INTERESI
“Interesi zyrtar kinez në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme po rritet. Verën që shkoi, ambasadori kinez në Shqipëri vizitoi Gjirin e Lalzit, ku shoqëria ‘Strabag’ e specializuar në zhvillimin e pasurive të paluajtshme po ndërton më shumë se 800 shtëpi pushimi”, – vazhdon analisti. Ky interes nga ana e zyrtarëve pak nga pak po orientohet nga investimet private. “Dy apartamente në Gjirin e Lalzit janë blerë nga kompani me bazë në Pekin, po që janë përjashtuar nga vendi, të cilat planifikojnë t’i shesin me përfundimin e fazës së parë të projektit, në vitin 2014. Kompania zhvilluese do t’ia lëshojë ndërtesat e tipit ‘kondo’ investitorëve kinezë në vitin ’13, me çmime që shkojnë në 99 mijë euro për njësitë me pamje nga deti”, shkruan analisti.
NËNSHTETËSIA
Tregu shqiptar, sipas artikullit, bëhet edhe më interesant për investitorët kinezë në çastin që shteti shqiptar i propozon nënshtetësinë çdo qytetari të huaj që investon në vend 100 mijë euro. “Me mjaft interes për disa investitorë kinezë është propozimi i qeverisë shqiptare për dhënien e nënshtetësisë për ata qytetarë të huaj që investojnë të paktën 100 mijë euro në vend”, – shkruan autori. Blerja e një shtëpie, sipas tij, do të ishte një mënyrë shumë e thjeshtë për ta fituar nënshtetësinë, kështu që ndërtuesit ndihen mjaft të joshur nga kjo ide. Më tej, në artikull autori vëren se disa shqiptarë shqetësohen se propozimi për dhënien e nënshtetësisë mund të shfrytëzohet nga elementë të huaj kriminalë që kërkojnë t’u fshihen qeverive të vendeve të tyre, kështu që nuk ka hyrë ende në fuqi. “Gjithsesi, edhe në rast se plani për nënshtetësinë nuk bëhet realitet, është mëse e qartë që tregu shqiptar i pasurive së paluajtshme, ashtu si edhe ekonomia e vendit, po hapet gjithnjë e më shumë ndaj biznesit, dhe Tirana do që investitorët kinezë të luajnë një rol të dorës së parë në të”.
15.12.2012
Burimi: Balkanweb

aleatet aleati i vjeter balkanweb ekonomia gazeta shekulli gazeta shqiptare gazeta tema investime investimet ne shqiperi investuesit Kina kinezet lajm lajm-shqip lajme ekonomike Shqiperia shqiptare 9 vite më parë
admin
Etiketime aleatet aleati i vjeter balkanweb ekonomia gazeta shekulli gazeta shqiptare gazeta tema investime investimet ne shqiperi investuesit Kina kinezet lajm lajm-shqip lajme ekonomike Shqiperia shqiptare
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Bode: "Mosvotimi i Topallit për Llallën?…

Pasardhëse

Kosovë, qeveria miraton ligj për mbrojtjen…

Të Ngjashme

Kriza ekonomike arrin kulmin (Burimi: Gazeta Shqip)

admin 9 vite më parë

Ujësjellësi hedh në gjyq Bankën Fullani…

admin 8 vite më parë

Shkëmbimet tregtare me anije, Italia dhe Rusia në vend të parë

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com