Intervista e Igli Tares për ‘Top Channel’ trazoi ujërat.
Ai foli për “njerëzit e rinj me frymë europiane”, që duhet të jenë pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pas një interviste të ngjashme të ish-kapitenit Lorik Cana, foli më në fund edhe Armand Duka.
Intervista, flet Presidenti i FSHF-së
Në intervistën për “Top Story”-n, presidenti i FSHF-së e la të hapur kandidimin për një mandat të pestë në drejtimin e futbollit shqiptar.
Armand Duka e drejton futbollin që prej vitit 2002.
Në 2002-n, Armand Duka mundi ish-drejtorin e stadiumit “Qemal Stafa”, Mehdi Bushati.
Katër vjet më vonë, në garë me Armand Dukën ishin Edmond Haxhija dhe Salvador Kaçaj.
Në 2010-n, përballë Dukës u vu presidenti i Tiranës, Refik Halili, dhe ish-kapiteni Rudi Vata.
Vetëm në zgjedhjet e fundit nuk pati asnjë kandidat dhe zgjedhjet përfunduan me duartrokitje.
Por, qëndrimi i Dukës në krye të Federatës nuk lidhet aq me kandidatët, sesa me bilancin e këtyre 16 viteve.
Pjesëmarrja në Europianin ‘France 2016’
Në 2016-n, futbolli shqiptar arriti kulmin me pjesëmarrjen e Kombëtares në Europianin “Francë 2016”.
Kurse, stadiumi i ri kombëtar po lartësohet përditë, pas një nisme të Federatës dhe investimeve të rëndësishme në stadiumet ekzistues.
19.12.2017