Rezultatet e fundit zhgënjyese në kampionat duket se po e detyrojnë trajnerin e Interit, Andrea Stramaccioni të ndryshojë skemat e tij në ndeshjet e ardhshme. Pas fitores në “Juventus Stadium” kundër kampionëve në fuqi 1-3, zikaltrit nuk kanë shijuar më tri pikët dhe kjo po detyron teknikun zikaltër që në takimin e ardhshëm kundër Palermos të ndryshojë formacion.
Tekniku roman duhet të shuajë dyshimin nëse duhet të paraqesë të njëjtin modul si në Parma, me Alvarez në mesfushë, apo të kalojë në skemën 3-4-1- 2, me Coutinho pas dyshes së sulmit Palacio- Milito, që me të gjitha gjasat do të jenë në fushë që nga minuta e parë.
29.11.2012
Burimi: Albeu