Këto janë 6 shenjat më inteligjente të Zodiakut.
Secila prej tyre ka një aftësi dhe një pjesë të inteligjencës që të tjerat nuk e kanë.
1.Peshorja- Zgjidhësja e problemeve
Inteligjenca e Peshoreve qëndron në aftësinë e tyre për të ruajtur balancën dhe gjetur harmoninë.
I analizojnë situatat mjaft mirë dhe kërkojnë konsensus në rast konfliktesh.
Të gjithe e dinë se peshoret i kanë gati përgjigjet prandaj të gjithë shkojnë tek ata sa herë kanë ndonjë problem.
Ata janë këshilltarë tepër të mirë, sepse dinë t’i peshojnë gjërat.
2.Ujori- Kuptuesit më të mirë
Ujorët janë një nga shenjat më të mençura.
Ata kanë aftësitë të kuptojnë të dyja anët e medaljes të një çështjeje.
Për këtë arsye ata janë një nga shenjat më tolerante dhe pa paragjykime.
Ata i dëgjojnë të gjithë dhe vihen në funksion të mësimit të së vërtetës.
E dinë fare mirë se çdokush ka diçka për të thënë.
Ata kanë një kujtesë të mirë dhe thellohen në njohuritë e tyre.
3.Virgjëresha- Kritikët dhe analitikët e Zodiakut
Ato janë shenja që të ju kuptojnë me një të parë.
Janë të aftë të bëjnë analiza të thella dhe të detajuara të situatave.
Janë metodikë, logjikë dhe shqyrtojnë të gjitha opsionet përpara se të hedhin një hap.
Kanë një aftësi kritike tepër të zhvilluar, por shquhen dhe për dinakëri.
Në matematikë dhe me shifrat janë përgjithësisht tepër të mirë.
Nuk kanë frikë të përballen me rrezikun.

Inteligjentët e horoskopit, ja shenjat që ju blejnë se kush jeni me një të parë
4.Peshqit- Më emotivët
Kanë një kapacitet të lartë për të kuptuar të tjerët. Inteligjenca emocionale e tyre është tepër e zhvilluar.
Përgjithësisht këtë inteligjencë të lindur të tyren e pasqyrojnë përmes artit.
E ndjejnë kur diçka është e gabuar pasi janë shumë intuitivë.
5.Luani- Mbreti i mençurisë
Luanët janë një nga shenjat më inteligjente të zodiakut.
Ata udhëhiqen shumë nga intuita dhe dinakëria e tyre e madhe.
Arrijnë qëllimet e tyre për çdo gjë që vendosin.
Kanë një karakter të fortë, nuk i dorëzohen asnjë pengese që i del rrugës.
Mund t’i quajmë fare mirë luftëtarë të lindur.
Nuk i pranojnë kritikat. Për këtë arsye do t’i mbrojnë idetë e tyre deri në fund.
I krijojnë të tjerëve bindjen se ata janë të mëdhenj.
Oratoria e tyre është e rrallë. Bëhen politikanë të mëdhenj.
6.Binjakët-Kanë inteligjencë të dyfishtë
Konsiderohen një nga shenjat më inteligjente të zodiakut për shkak të dualitetit të tyre.
Kanë aftësi të analizojnë situatat nga këndvështrime të ndryshme.
Binjakët përfundojnë duke gjetur bilancin dhe zgjidhjen e konflikteve mes tyre dhe palëve të treta me lehtësi dhe harmoni. Binjakët janë të shkëlqyeshëm në shumë punë, prandaj ata kanë një aftësi të madhe për të zgjidhur disa çështje në të njëjtën kohë.
Kjo shenjë e zodiakut gjithashtu përdor aftësitë e saj analitike për të lexuar njerëzit dhe për të marrë informacionin që ata duan dhe kanë nevojë.
Këtë informacion më pas e përdorin në dobi të tyre.
Ata janë të shkëlqyer në përgjigjet e shpejta dhe gjithmonë do të kenë komentet më të mençura për të bërë.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi