Integrimi në BE/ Bregu: Nuk është çështje datash por ndryshimi…
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka reaguar sot në lidhje më integrimin në BE.
Sipas saj, diçka e tillë nënkupton një ndryshim total të Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga Kongesi i 16 i Vjenës për të ardhmen e Europës dhe shkruan se ose jeni brenda ose jashtë Bashkimit Europian.
“Evropa është një gjendje e mendjes. Ky është referendum i përditshëm! Ose jeni brenda ose jeni jashtë!
Integrimi në BE ju pëlqen apo jo, nënkupton transformimin e vërtetë demokratik të Ballkanit Perëndimor! Hartimi i së ardhmes. Kongresi i Vjenës Com.Sult.”-shkruan Bregu.
Ajo shprehet se integrimi në BE nuk është çështje datash, por çështje ndryshimi.
“Sot o je o s’ je pro europian! Kjo duhet ndarë! Integrimi europian na pëlqen apo jo, nuk është me çështje datash, por proces i vërtetë ndryshimi.
Kjo vlen për gjithë rajonin tonë! Kongresi i 16 i Vjenës mbi të ardhmen e Europës! Regional Cooperation Council – RÇ”-shprehet Bregu.
Erjona Keta
29.01.2019