Risia e fundit ka ardhur nga Instagram që të themi të drejtën edhe i ka gëzuar edhe i ka mërzitur përdoruesit e saj.
Rrjeti më i madh i shpërndarjes së fotografive, tani ka mundësuar statusin e aktivitetit në “Insta Direct”. Kjo do të thotë se ndjekësit tuaj do të jenë në gjendje të shohin se kur ka qenë hera e fundit që ju jeni futur në Instagram.
Statusi i aktivitetit aktualisht është i dukshëm vetëm në mesazhet direkte.
Gjëja më e mirë për këtë risi është se Instagrami u ka dhënë përdoruesve mundësinë për të përjashtuar mundësinë që statusi i tyre i aktivitetit të jetë i dukshëm për të gjithë. Ja se si mund ta bëni këtë:
– Lëvizni poshtë derisa të shihni opsionin e ri të ‘Show Activity Status’.
– Klikoni opsionin ‘off’.
Dalja nga statusi i aktivitetit do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të shihni edhe aktivitetin e fundit të të tjerëve.
www.lajm-shqip.com