Tetë inspektorët AMA-s paraqiten në studio e një televizioni lokal dhe sekuestrojnë paisjet si të ishin polic e prokurorë!?
Inspektorët e AMA-s sekuestrojnë si të ishin prokurorë…
“Pa autorizim dhe paralajmërim, në kundërshtim me çdo ligj në 8 shkurt 2018, kanë fikur studion eksperimentale dhe kanë sekuestruar paisjet”. –Thotë pronari i RTV-Alpo Aristotel Petro. Si media lokale u angazhuam në zbatim të urdhëresës për kalimin nga trasmetimet tokesore-analoge në digitale me një studio eksperimentale. “Ne jemi të licensuar për 5 vitet e ardhëshme dhe kemi detyrime për diçitalizimin. AMA nuk ka të drejte të na ndalojë provat eksperimentale për të dalë në trasmetim Digital”, thotë Petro. Disa ditë më vonë AMA ndërmerr një akt tjetër, dërgon me postë një gjobë të kripur për pronarin e televizionit lokal. Duke ndërmarrë këto akte antiligjore, nënvizon Aristotel Petro, AMA shkel vet ligjin për kalimin në transmetime diçitale.

Ligj në fakt e ngarkon AMA-n që fillimisht t’i këshillojë operatorët për veprime të palejuara për transmetimet. Pronari i ALPO-RTV akuzon drejtuesit e AMA-s se punojnë me disa standarte. Në Gjirokastër operojnë kanale analoge pa liçensë, pa ndonjë leje të botuar në fletoren zyrtare. Ja se çfarë kërkon publikisht në këto rrethana të pafavorshme pronari i ALPO-RTV Artistotel Petro: Kërkojmë ndërhyrjen e Qeverisë dhe Parlamentit, për të mos e lejuar AMA-n të funksionojë si subjekt privat. Kërkojnë kontroll në funksinimin e AMA-s që të mos rritë artificialisht buxhetin e saj me dyfishimin e çmimeve të sherbimeve. Kërkojmë zbatimin korrekt dhe të dyanshëm të të drejta e autorit, pasi mediat lokale edhe pse krijonë nuk njihen përfituese. Kërkojmë nga Parlamenti të ndalë AMA-s në cënimin e funksionimit të mediave lokale, si domosdoshmëri për funksionimin e demokracisë lokale. Kërkojmë ndërhyrjen për anullimin e gjobave dhe dorëzimin e paisjeve të grabitura padrejtësisht nga punonjësit e AMA-s.
Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani
Të ngjashme mund të lexoni:
- Inspektorët e UEFA-s, që hetojnë Skënderbeun, janë kërcënuar me vdekje
- Inspektorët shteterorë shëndetësorë në terren për ligjin kundër duhanit