Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Inflacioni nuk rritet as në 2019-ën/ BSH parashikon të jetë 1.8%

Inflacioni nuk rritet as në 2019-ën/ BSH parashikon të jetë 1.8%

2 vite më parë Komento

Rritja e çmimeve në ekonominë shqiptare nuk do të ndryshojë edhe këtë vit.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të jetë 1.8%, edhe më i ulët se niveli 2% i vitit të kaluar.

Arsyeja kryesore që do ta ulë inflacionin pritet të jetë forcimi i lekut gjatë vitit 2019.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky forcim do të vazhdojë të japë efekte të ndjeshme sidomos gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Megjithatë, banka qendrore pret që këtë vit kursi i këmbimit euro-lek të jetë i qëndrueshëm dhe pa luhatje të krahasueshme me ato të vitit të kaluar.

Forcimi i shpejtë i lekut në mesin e vitit 2018 motivoi një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, duke blerë euro me qëllim uljen e ofertës së lartë të monedhës europiane.

Ndërhyrja e arriti qëllimin dhe gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar kursi mes euros dhe lekut u stabilizua pranë niveleve ku qëndron edhe sot.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të kthehet pranë objektivit 3% brenda vitit të ardhshëm.

Pavarësisht efektit të përkohshëm të kursit të këmbimit, banka qendrore vlerëson se tendenca afatmesme e inflacionit do të jetë në rritje, e mbështetur nga shfrytëzimi më i plotë i kapaciteteve prodhuese të bizneseve dhe ulja e papunësisë.

Forcimi i kërkesës së brendshme pritet të sjellë më shumë presion për rritje të çmimeve në ekonomi.

Qysh gjatë vitit të kaluar Banka e Shqipërisë konstatoi një rritje të inflacionit të brendshëm, por kursi i këmbimit bëri që kjo rritje të balancohej nga rënia e inflacionit të importuar.

Banka e Shqipërisë është shprehur se stimuli monetar nuk do të ulet para mesit të këtij viti, por, në teori, mosrritja e inflacionit as gjatë vitit 2018 pritet ta bëjë më të largët rritjen e normës bazë të interesit.

Pavarësisht se transmetimi i normës bazë të interesit kërkon disa tremujorë, një ndërhyrje e Bankës së Shqipërisë në kushtet kur inflacioni është ende i ulët mund të ketë një efekt të padëshiruar psikologjik në treg dhe mund të frenojë rimëkëmbjen e inflacionit.

Për lajm-shqip:

Elona Tereziu

14.02.2019

Të ngjashme mund të lexoni:

  •  Rritet më tej inflacioni, në gusht arrin në 2.8 për qind
  • INSTAT: Tetor, inflacioni bie në 1.7%…
  • Banka e Shqipërisë: Inflacioni në dhjetor…
banka e shqiperise edhe këtë vit në ekonominë nuk do të ndryshojë rritja e cmimeve 2 vite më parë
Elona Tereziu
Etiketime banka e shqiperise edhe këtë vit në ekonominë nuk do të ndryshojë rritja e cmimeve
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Ceremoni dasmash e mortore në shkollë, procedim ndaj drejtoreshës

Pasardhëse

Ja çfarë shprehen ekonomistët për protestën e 16 shkurtit

Të Ngjashme

PD/ Vokshi: Nuk ka pasur parashikim nga buxheti i shtetit për aksin Thumanë-Kashar

PD/ Vokshi: Nuk ka pasur parashikim nga buxheti i shtetit për aksin Thumanë-Kashar

Visar Quni 2 vite më parë

Rusi 2018, FIFA ankesa për stadiumin;…

admin 3 vite më parë
Këto ishin emrat më të përdorur për fëmijët në 2017

Këto ishin emrat më të përdorur për fëmijët në 2017

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com