TIRANE – Institucioni i Avokatit të Popullit i rekomandon Ministrit të Shëndetësisë, të marrë masë disiplinore ndaj mjekes së spitalit të Burrelit, Fatmira Gjoka, për shkak të diskriminimit që kjo e fundit i ka bërë infermieres me shami Irma Haka.
Avokati i Popullit nisi një hetim administrativ, pas lajmit të botuar në “Gazetën Shqiptare”, lidhur me një incident të ndodhur ndërmjet mjekes endokrinologe Fatmira Gjoka, e cila ka refuzuar të punojë me infermieren Irma Haka, e cila është besimtare myslimane dhe mban shami.
Avokati i Popullit bëri të ditur se “ekspertët e këtij institucioni morën kontakte me drejtorin e spitalit si edhe me vetë znj.Irma Haka, të cilët pohuan se e kanë zgjidhur çështjen mes tyre. Konkretisht drejtori e ka falur mjeken dhe kushëririn e saj për konfrontimin fizik, ndërsa edhe vetë Irma Haka vazhdon punën e saj në spital por jo pranë mjekes Fatmira Gjoka, pasi ajo ka marrë lejen e zakonshme. Institucioni ynë tashmë është investuar lidhur me faktin se një punonjëse e administratës shtetërore, mjeke dhe intelektuale i është drejtuar një besimtareje duke thënë: “Ti je e mbuluar me shami, ky është institucion laik e jo fetar, dhe shteti është laik, ndaj shko e puno në ato institucione ku të lejohet të mbash shami.”
Duke e cilësuar sjelljen e mjekes si një shkelje të rëndë të etikës, Avokati i Popullit rekomandon: “Marrjen e masës disiplinore ndaj mjekes endokrinologe , të spitalit Burrel zj. Fatmira Gjoka. Angazhimin dhe ndërgjegjësimin e të gjitha strukturave shëndetësore, për mospërsëritjen e rasteve të diskriminimit jo vetëm ndërmjet personelit mjekësor, por edhe ndaj pacientëve që këto struktura trajtojnë.”
“Në përputhje me nenin 22 të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, ku thuhet shprehimisht se; “Organet të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar një rekomandim, duhet ta shqyrtojnë rekomandimin dhe të kthejnë përgjigje brenda 30 ditësh nga data e dërgimit të rekomandimit” lutemi ta shqyrtoni dhe të na vini në dijeni për qëndrimin tuaj ndaj këtij rekomandimi.”- përfundon kërkesa e AP-së.
15.06.2013
Burimi: Balkanweb
Azis
Jam shqiptar me banim ne Danimarke. Dua qe mjekjes se Spitalit te Burelit ta njoftoje se nuk ka te beje aspak me ligjet e Shtetit.Se “Kushtetuta” e Shqiprise nuk ndalon apo diskriminon gjinine.religjionin,ngjyren opa cdo lloje minoriteti qe jeton ne Shqiperi. Po,ja pasqyroje kesaj mjeke se Shteti i Danimarkes ka Depudete me Shami e ajo eshte nga shtet Musliman po shtetesi Daneze po ka pas Minister me kombesi nga Izraeli me shtetesi daneze me “Kapuce ne koke”. Ministre e arsimit me preardhje Italjane me shtetesi daneze me kryq ne qafe.Danimarka eshte me Mbretni nuk ka te beje me religjion apo laik;por ajo i respekton te drejtat e mendimit te te folurit te veprimit, eftesite e individit ne jeten e perditshme. Kurse kjo mjeke e pa civilizuar qe ska aspak njohuri ne Kushtetuten e shtetit Shqiptar nuk duhet ta vazhdoje punen ne spital. Dhe duhet te jape llogari ligjore dhe morale ndaj Infermieres ne fjale.Po, se dyti ja beje me dije mjekes se une ku punoje ne arsim kam dy kolege me shami ne krye, dhe shume nxenese nga vendet islame qe jetojne ne Danimarke mbejne shami dhe ka asnje diskriminim nda tyre. Po ashtu eshe nje mjeke ne Spitalin e ushtrise qe mban shami ne koke e shume te tjera nga cdo lloje nacionaliteti.E ju nje popuull,nje gjuhe,nje gjak ne nje Shtet te ureheni. Kjo eshte paster “RACIZEM e akumuluar ne personalitetin e saj. Turp per drejtorine e Spitalit.