Të paktën 39 persona kanë humbur jetën në Indi dhe 27 të tjerë janë helmuar pasi kanë konsumuar pije ilegale, të cilat përmbanin metanol toksik gjatë një feste tradicionale.
Policia ka arrestuar 8 furnizues dhe ka pezulluar 35 zyrtarë publikë, mes tyre 12 agjentë të policisë.
Vdekjet e shkaktuara nga pijet e paligjshme në Indi janë të zakonshme, ku më të varfrit nuk mund të blejnë dot pije të ligjshme. Ato ilegalet kushtojnë pak dhe shpesh herë u futen produkte kimike, përfshirë edhe ato me pesticide, për të rritur gradacionin e tyre.
Elona Tereziu
09.02.2019