Një incident ka ndodhur në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.
Ndërsa ishte duke u zhvilluar shfaqja, aktori i njohur Alfred Trebicka është lënduar.
Teksa dritat u ulën në Teatrin Kombëtar Alfred Trebicka goditi ballin në murin skenik.
Kjo bëri që të zbeheshe disi suksesin e kësaj mbrëmjeje emocionuese.
Aktori Trebicka është mirë me shëndet e ndonëse i gjakosur nga ky incident. Ai doli përpara publikut dhe mori duartrokitjet e rastit.
“Medea” erdhi nga dita e djeshme në këtë teatër si premierë me regji të Dimitris Mylonas.
Kjo vepër sjell në skenë Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti dhe aktorë të tjerë.
www.lajm-shqip.com