Imami tregon momentet e kërcënimit nga Shefii i Anti-terrorit: ‘Do të të thyej brinjët’
Imami tregon momentet e kërcënimit
Armand Aliu u shpreh se është thirrur për t’u marrë në pyetje dhe është kërcënuar.
Kjo ka ndodhur pasi në Facebook, u kërkoi besimtarëve myslimanë të mos festojnë 28 Nëntorin.
Ai u shpreh se është kërcënuar me thyerje brinjësh nga Shefi i Anti-terrorit.
“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga shefi i anti-terrorit.
Një nga SHKB-ja dhe një nga prokuroria e Tiranës.”, tha imami.
Ai pohoi se e vetmja gjë që kishte shkruar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ishte vetëm fjala e Profetit.
Policia referoi në prokurori vepra penale për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.
14.12.2017