Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»Gazeta Shekulli»“Im shoq u vra për 500 lekë të vjetra; autori bëri 2 muaj burg”
“Im shoq u vra për 500 lekë të vjetra; autori bëri 2 muaj burg”

“Im shoq u vra për 500 lekë të vjetra; autori bëri 2 muaj burg”

9 vite më parë Komento

  • Ekskluzive / Fiqirete Çifliku lëshon akuza të forta mbi policinë, prokurorinë dhe gjykatën, pasi nuk hetuan as gjykuan çështjen e vrasjes së burrit të saj.
  • Orvatjet nëpër dyert e organeve të drejtësisë dhe frika se ndonjë ditë vrasësi i burrit do t`i kërcënojë ose do t’i vrasë nëse kërkojnë të drejtën e tyre

fiqirete cifliku lajm-shqipFiqirete Çifliku është e veshur ende me të zeza, edhe pas dy vitesh nga vrasja të bashkëshortit të saj; ajo edhe pas dy vitesh, nuk pushon për asnjë çast së qari për burrin dhe babain e fëmijëve të saj, ndërsa tashmë duket se është krejt e pafuqishme të zbardh të vërtetën e vrasjes së tij. Ajo s`ka lënë dyer pa trokitur për të mësuar se pse u godit Xhevahiri, ndërkohë që është përballur e vetme edhe me familjarët e vrasësit të cilët kanë trokitur në shtëpinë e saj pas të 40-ve për t`i kërkuar falje dhe për t`i thënë se djali i tyre ishte i pafajshëm. Gruaja 59 vjeçe, na rrëfen se si burri i saj u vra për 500 lekë të vjetra, ndërsa autori i krimit gjendet prej kohësh i lirë. Asaj, nëpër institucionet përgjegjëse i është treguar dera, ndërsa ndonjë pak më i arsyetueshëm i ka treguar Fierin, si vendin ku mund të gjendej e vërteta e dosjes së Stiliano (Kozma)  Bojaxhiut, personi që sipas gruas e ka qëlluar bashkëshortin e saj me një tullë në kokë, plagosje që solli vdekjen tri ditë më vonë.
 
Znj, Çifliku, në redaksinë tonë ka ardhur një letër që mban emrin tuaj për denoncimin e lirimit të vrasësit të burrit tuaj. Kur iu është vrarë burri dhe kush është vrasësi?
Po. Letrën e kam shkruar unë. S`po dija rrugë tjetër pasi mi mbyllen të gjitha dyert dhe s`po më jep askush përgjigje; së pari, pse u vra burri im dhe se dyti pse personi që e ka vrarë është lënë i lirë nga drejtësia shqiptare. Asnjëra prej këtyre pyetjeve s`merr përgjigje. Kam dy djem dhe nuk dua të jenë në hasmëri me askënd për sa kohë kemi një shtet që unë e mendoj dhe e besoj se është ligjor dhe mbrohemi nga ligjet e tij. As policia, as prokuroria dhe as gjykata nuk na përgjigjet. Na thonë shkoni në Fier, nëse doni të mësoni se si është liruar, ndërsa autori i vrasjes së tim shoqi shkon e vjen nga Italia sa herë të dojë. Ne jetojmë në Berat dhe ju e dini se Berati është vend i vogël. Të gjitha mësohen dhe dëgjohen menjëherë. Tim shoq e ka vrarë Stiliano Bojaxhi në parking dhe e dini se përse është vrarë? Për 500 lekë të vjetra. Vetëm për aq. Është goditur me mjete të forta, thonë mjekët, ndërsa personi që e ka goditur ka dalë nga burgu pa i mbushur 3 muaj. Ne se dimë se si dhe pse është liruar.
 
Jeni në dijeni të momentit të vrasjes, si ka ndodhur?
Im shoq punonte në parking, por nuk kishte të drejtë të grumbullonte para. Meqë personi që mblidhte paratë e parkingut ishte në spital prej kohësh dhe aty kishte lënë të birin, i kishte lënë porosi Xhevahirit të mblidhte paratë, meqë kishte frikë mos i biri i humbiste apo i shpenzonte, derisa ai të kthehej vetë në punë. (Bëhet fjalë për shtetasin Bashkim Cingu, i cili ditën e vrasjes sapo kishte dalë nga spitali. Është personi që e ka gjetur të shtrirë dhe pa ndjenja Xhevahirin. Fakt që na e pranoi edhe vetë në vendin ku dy vite më parë ka ndodhur vrasja.). Stiliano Bojaxhiu kishte lënë në parking makinën dhe kishte paguar vetëm 500 lekë të vjetra për automjetin, ndërsa urdhri i pronarit për makina me targa të huaja ishte 1000 lekë, po të vjetra. Ka qenë ora diku 10 e paradites. Xhevahiri ka qenë duke ngrënë bukë kur ka mbërritur Stiliano bashkë me gruan e tij të marrë makinën. Aty është gjendur edhe pronari Ramiz Tafili i cili ka pyetur Xhevon nëse Stiliano kishte paguar për parkingun. Im shoq i ka treguar se sa ka lënë, ndërkohë që Tafili ka mbyllur portën e jashtme dhe ka nisur të konfliktohet me Stilianon. Im shoq kur ka dëgjuar zënkën është ngritur dukë iu thënë se; mos bir, mos u zini për 500 lekë se i jap unë. Është goditur me diçka në kokë, se me çfarë nuk e di, por ose me tullë ose me ndonjë hekur që ka pasur aty. Ne e kemi marrë vesh 3 orë pasi kishte ndodhur. Atëherë kur mjekët e Beratit nuk dhanë garanci jetë për të.
 
Kush e ka çuar në spital, dini gjë?
Ata e kanë çuar, ai djali që i ka rënë dhe Ramizi. Në atë moment ka shkuar vajza dhe e ka gjetur vetëm. E ka nisur për në Spitalin Ushtarak. Atë ditë ishte e shtunë, 13 nëntor dhe ka vdekur të martën më 16. Ngjarjen na e treguan banorë të pallatit, aty afër, ndërsa askush nga policia nuk na erdhi në shtëpi të na e thoshte kush e vrau. S`erdhi kush as të na pyeste për asgjë dhe ne s`kishim ku të merrnim informacion.
 
Po familjarët e Stilianos, iu kanë kontaktuar?
Tri ditë pas varrimit kanë nisur haber me anë të dhëndrit tim për të ardhur në shtëpinë tonë. Nuk i pranuam.  Kanë ardhur pas të 40-ve i ati, e ëma dhe halla e tij. Erdhën te shtëpia po nuk i lashë të hynin brenda. Se di në kam bërë mirë apo keq, por isha vetëm dhe nuk i lashë. Babai i tij më tha se djali i tij ishte i pafajshëm, ndërkohë që kishte ardhur të më jepte edhe një dëmshpërblim. Atëherë u acarova. Si më të qeshur më tha se kaq lekë s`më duhen më as ta nxjerrë nga burgu. Dhe vërtetë ashtu ndodhi. Pas daljes së tij nga burgu kanë shkuar në Lapardha, të vëllezërit e tim shoqi dhe kanë kërkuar të negociojnë me ne për të marrë një firmë faljeje. Ata i kanë refuzuar. Në prokurori na kanë thënë se është lënë në arrest shtëpie, por ai jo vetëm që nuk është në arrest shtëpie po ka lëvizur jashtë sa herë ka dashur.
 
Fakte mbi vrasjen e Xhevahir Çiflikut
Në skedën e vdekjes që posedon familja dhe redaksia, është e fiksuar qartë shkaku i vdekjes së Xhevahir Çiflikut. Vula mban emrin e dr. Fatos Sinanit, ekspert mjeko-ligjor, ndërsa sipas familjarëve, shkaqet e përcaktuara në këtë raport aso kohe nuk janë pranuar nga oficeri i krimeve të Drejtorisë së Policisë së Beratit. Familjarët e viktimës nuk e njohin policin ndërsa tregojnë se çështja është hetuar nga prokurori Arenc Çela. Familjarët tregojnë se pasi kanë shkuar disa herë në prokurori kanë mundur ta takojnë prokurorin e çështjes; kjo ka ndodhur pasi kanë parë autorin të lëvizë nëpër qytetin e Beratit dhe përfaqësuesi i akuzës i ka vënë në dijeni se autori nuk është liruar, por është lënë në arrest shtëpie. Para një muaji, djali i vogël i viktimës ka shkuar në sekretarinë e Gjykatës së Beratit dhe ka kërkuar dosjen për të mësuar të vërtetën e lirimit të Stilianos pas vrasjes së babait të tij. Aty ka mësuar se në të vërtetë Stiliano quhej Kozma dhe se në sekretarinë e gjykatës nuk gjendej asnjë dosje dhe as dokument mbi këtë çështje. Burimet e gazetës nga prokuroria e Beratit bëjnë me dije se hetimi për atë çështje ka përfunduar, ndërsa familjarët e Xhevahir Çiflikut tani përveç se ndjehen të nëpërkëmbur kanë edhe frikë për jetën e tyre.
 
Vrasja e 64 vjeçarit: me autor, me dosje dhe vendim lirimi
Priste të mbushte vitet për të marrë pensionin dhe kishte nisur të punonte si roje në një parking “të sajuar” në lagjen “Çlirimi”. Edhe pak muaj dhe do të bëhej 65 vjeç dhe kishte besuar se duke punuar mund t’u jepte një dorë djemve të bënin shtëpitë, pasi të dy i kishte prej viteve në Greqi. I moshuari Xhevahir Çifliku, që kishte punuar në atë vend prej më shumë se dy vitesh, një ditë bie pre e një dhune që vijon të jetë ende e paqartë për familjen e tij: dikush e gjuan me mjete të forta në kokë dhe ai, pas 72 orësh humb jetën në Spitalin Ushtarak. Ngjarja ka një dëshmitar okular, quhet Ramiz Tafili, aso kohe pronar i parkingut, policia ka një autor, quhet Stilianio Bojaxhiu. Ndërkaq, prokuroria ka hapur dhe ka mbyllur një dosje, ndërsa gjykata ka gjykuar këtë çështje. Përfundimi: autori pas më pak se 3 muaj pas aktit të rëndë të vrasjes është i lirë.
Vrasja ka ndodhur në mesnëntorin e vitit 2010, ndërsa familjarët e viktimës pretendojnë se janë shkëmbyer në rrugë me vrasësin e njeriut të tyre në shkurtin e 2011-ës. Janë orvatur në prokurori dhe gjykatë për të mësuar të vërtetën mbi lirimin e tij dhe, njëherë, iu është thënë se vrasësi i Xhevahirit është lënë në “arrest shtëpie”. Familjarët kanë emra konkret kontaktesh dhe përgjigjesh, ndërsa tregojnë se kanë kërkuar sqarim edhe pranë gjykatës për të mësuar se si është liruar: “Asgjëkund nuk gjendet dosja e tim eti. S`dimë se si është hetuar, gjykuar dhe as liruar, ndërsa ne as jemi pyetur ndonjëherë për atë çështje”, thonë njëherësh fëmijët e viktimës.
Familja Çifliku ka ardhur në Berat nga Lapardhaja rreth 15 vite më parë. Ata jetojnë në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, vetëm pak minuta larg shtëpisë së autorit të krimit si dhe nga vendi ku ka ndodhur krimi. Gruaja dhe vajza e kanë marrë vesh aktin e rëndë rreth 3 orë pasi Xhevahiri është goditur në parkingun e Ramiz Tafilit, dëshmitarit okular të ngjarjes dhe pronarit, ndërsa askush nuk ka shkuar në shtëpinë e tyre t’ua thotë të vërtetën, as arsyen se si ndodhi vrasja. Ekspertiza mjeko-ligjore përcakton qartë se nga i ka ardhur vdekja 64-vjeçarit, ndërsa familjarët tregojnë se punonjësi i policisë kriminale nuk ka dashur të firmosë raportin mjeko-ligjor për shkaqet e vdekjes së burrit të goditur në kokë me mjete të forta. Gjithsesi familjarët e Xhevahir Çiflikut lëshojnë apelin e fortë për drejtësi; që besojnë se do ta jap dhe e ka për detyrë ta japë shteti.
10.10.2012
Burimi: Gazeta Shekulli

fier gazeta shekulli lajme sociale lajmet e fundit nga fieri probleme sociale problemet sociale shekulli shekulli lajm i fundit sherbimi social shteteror sociale tema sociale www 9 vite më parë
admin
Etiketime fier gazeta shekulli lajme sociale lajmet e fundit nga fieri probleme sociale problemet sociale shekulli shekulli lajm i fundit sherbimi social shteteror sociale tema sociale www
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Kthehet nga SHBA, Sokol Bejleri i ‘97-s, merr Valiasin me 1…

Pasardhëse

Presidenti paralajmëroi se në nëntor do…

Të Ngjashme

“S’dinte të hapte gojën, e bëra këngëtare”, kolegia demaskon…

admin 4 vite më parë
Uron motrën dëshmore që lufta s’e la të bëhej nënë

Uron motrën dëshmore që lufta s’e la të bëhej nënë

admin 3 vite më parë
VIDEO/ Greqi: Zbulohet plantacioni me miliona euro drogë, 10 shqiptarë në pranga!

VIDEO/ Greqi: Zbulohet plantacioni me miliona euro drogë, 10 shqiptarë në pranga!

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com