Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»POLITIKË»Ilir Meta : Gjithçka për zhvillimin…
Ilir Meta : Gjithçka për zhvillimin...

Ilir Meta : Gjithçka për zhvillimin…

8 vite më parë Komento

Lajm Shqip sektor

Ilir Meta : Gjithçka për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e punësimit në këtë sektor

Lideri i LSI-së viziton një fermë në Lushnjë dhe zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Divjakë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Fierit, Petrit Vasili, zhvilloi një vizitë në një fermë bujqësore në Rrethin e e Lushnjës dhe më pas u ndal në një bashkëbisedim me me qytetarët në bashkinë e Divjakës. Duke biseduar më fermerët, pronarë të një sere, z. Meta u shpreh se Plani i Punësimit i Lëvizjes Socialiste për Integrim fillon me sektorin e bujqësisë, me hapat konkretë që do të ndërmerren për rimëkëmbjen dhe modernizimin e saj. Kryetari i LSI-së tha se LSI është e angazhuar për të subvencionuar disa herë më shumë bujqësinë sesa deri më tani në mënyrë që të subvencionohen të gjitha inputet që janë aq të rëndësishme për të rritur rendimentin, për të rritur prodhimin, për të garantuar një proces të tërë zinxhir, të suksesshëm i cili e lidh më shpejt dhe në mënyrë të sigurt dhe të efektshme prodhimin me tregun.

 

“Angazhimi ynë kryesor është rritja e qëndrueshme ekonomike e vendit që fillon nga nxitja e rritjes së prodhimit bujqësor dhe në këtë fushë merr një prioritet të veçantë në programin tonë elektoral mbështetja e të gjitha ekonomive bujqësore që synojnë rendimente sa më të larta në mënyrë që të arrijmë të rrisim prodhueshmërinë dhe njëkohësisht mundësitë jo vetëm për të mbuluar kërkesat e tregut vendas me produkte ushqimore, por njëkohësisht për të eksportuar edhe drejt tregjeve ndërkombëtare. Në këtë këndvështrim mbështetja e këtyre aktiviteteve sidomos e serave është mjafte rëndësishme duke rikthyer subvencionimin e një pjese të çmimit për karburantet që përdoret si lëndë djegëse dhe njëkohësisht duke subvencionuar një pjesë të çmimit për plasmasin, për plehrat kimike në mënyrë që të ulen në maksimum kostot dhe të nxiten këto aktivitet që të zgjerohen më tej, sepse japin një “bum” të rëndësishme rritjes së prodhimit dhe organizimit të gjithë atij zinxhir të domosdoshëm i cili përfundon në tregjet vendase dhe në tregjet ndërkombëtare për të arritur atë sukses të zhvillimit të bujqësisë dhe të gjithë zhvillimit të ekonomisë sonë kombëtare”, u shpreh Lideri i LSI-së.

 

Duke përfunduar në vizitën e zhvilluar në jë serë në Lushnjë z. Meta tha se vetëm duke zhvilluar bujqësinë, vetëm duke e modernizuar atë, duke ulur kostot e prodhimit në vend, do të arrihet të zhvillohen dhe të rriten në mënyrë të qëndrueshme ekonomia dhe eksportet shqiptare.

 

Ndërkohë që në bashkëbisedimin që zhvilloi me qindra qytetarë në Bashkinë e Divjakës, Kryetari i Lëvzijes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u ndal në veçanti në programin e LSI-së për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Z. Meta tha se mbështetja për bujqësinë deri tani ka qenë shumë minimale. Ai u shpreh se LSI do të marrë hapa konkretë në këtë drejtim. “Që nga subvencionimi me 50% i farave më të zgjedhura në mënyrë që të arrihen rezultatet dhe rendimentet më të larta, që te subvencionimi i çmimit për plehrat kimike, për pesticidet, që nga subvencioni me 25% për blerjen e traktorëve, të moto-kultivatorëve, që nga subvencionimi i çmimeve për karburantet, si për serrat ashtu edhe për punimet e tokës dhe shumë aspekte të tjera, të cilat do të lehtësojnë dhe do të ulin kostot e prodhimit dhe të cilat do të rrisin rendimentet dhe prodhimtarinë e të gjithë Myzeqesë. Deri tani, marrja me bujqësinë ka qenë një mbijetesë, ka qenë një sakrificë, një vuajtje. Ne, me programin tonë, do ta kthejmë angazhimin e të gjithë fermerëve në bujqësi në një mundësi të shkëlqyer për të rritur mirëqenien, në një burim optimizmi dhe besimi për të ardhmen në një standard të ri jetese, në një standard të vërtetë evropian, si në vendet e zhvilluara. Ndaj programi ynë fillon me bujqësinë”, tha z. Meta.

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se problemi kryesor i yni është të ndërrojmë modelin ekonomik. Sipas tij nuk mund të vazhdojmë më të importojmë ushqime dhe të vijnë lekë nga emigrantët për të blerë ushqimet tona. “Sepse ne e shohim që këto të ardhura nga djemtë dhe vajzat tuaja kanë ardhur në rënie, për shumë arsye. Tani beteja jonë është të zhvillojmë ekonominë duke rritur prodhimin, duke ulur importet, duke rritur eksportet në mënyrë që të garantojmë vende të qëndrueshme të punës dhe të ardhura sa më të larta për fermerët dhe për të gjithë të punësuarit. Këtë synon programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë dhe të industrisë agropërpunuese.

 

Sepse ju keni punuar, keni prodhuar edhe përpara 30 vitesh dhe atëherë eksportohej në të gjithë Evropën. Janë të gjitha mundësitë të bëhet kjo gjë. Edhe sot ka prej jush në Divjakë, në Krutje, në Gradishtë fermerë, të cilët kanë arritur të jenë të suksesshëm, falë sakrificave të panumërta. Por me një mbështetje të organizuar të qeverisë, të Ministrisë së Bujqësisë, të politikës së taksave, të subvencioneve, ne do ta kthejmë lulëzimin e fermave në një fenomen të përgjithshëm dhe jo në raste të veçanta, sepse ne nuk do të lejojmë që edhe një kokërr domate të hidhet në kanal. Sepse ajo nuk është domate, është vuajtje, është djersë, është sakrificë, është dhimbje, kur janë të gjitha mundësitë falë programit tonë që ajo domate të përfundojë e standardizuar në tregjet më të mira të Evropës, siç përfundonte edhe në të kaluarën, siç edhe sot kjo gjë ndodh, por ndodh në raste mjaft të kufizuara. Prandaj duhet shteti, prandaj duhet qeveria që të mbështesë rritjen e prodhimit bujqësor, rritjen e rendimentit që do të thotë rritje e të ardhurave tuaja, rritje e motivimit edhe të të rinjve që të merren me bizneset bujqësore dhe agropërpunuese, që ta kthejmë bujqësinë në një industri të vërtetë, në një proces zinxhir që nga mbështetja me inpute për prodhimin, që nga grumbullimi, që nga magazinat frigoriferike që të mos kalben domatet e të hidhen në kanal. Por të ruhen dhe të tregtohen që nga standardizimi, industria agropërpunuese këtu dhe tregjet jashtë vendit. Ndaj programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është programi juaj”, tha ai.

 

Në përfundim të bashkëbisedimit Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i ftoi të gjithë të pranishmit që të votojnë LSI-në më 23 qershor pasi sipas tij LSI është parti e integrimit, duke nënvizuar kontributin e LSI-së në liberalizimin e vizave dhe në marrjen e statutit të vendit kandidat.

15.06.2013

Burimi: LSI

 

albanian news balkanweb gazeta gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub ikub.al kuriozitete lajm lajm i fundit lajm-shqip.com lajme nga bota lajme shqip lajme shqiptare lajmeshqip lajmet e fundit minute pas minute lajmifundit.com 8 vite më parë
admin
Etiketime albanian news balkanweb gazeta gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub ikub.al kuriozitete lajm lajm i fundit lajm-shqip.com lajme nga bota lajme shqip lajme shqiptare lajmeshqip lajmet e fundit minute pas minute lajmifundit.com
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Facebook “merr 1500 kërkesa spiunazhi në muaj”

Pasardhëse

Naomi Watts, fytyra perfekte për të…

Të Ngjashme

Familjarët e deputetëve nuk, lënë radhë për punësim e të papërkrahëve

Familjarët e deputetëve nuk, lënë radhë për punësim e të papërkrahëve

admin 3 vite më parë
Demokratët gjirokastritë festojnë 27 vjetorin e themelimit të degës

Demokratët gjirokastritë festojnë 27 vjetorin e themelimit të degës

admin 3 vite më parë
Haradinaj: Rama të mos marrë përgjegjësi që nuk i takon në lidhje me taksën

Haradinaj: Rama të mos marrë përgjegjësi që nuk i takon në lidhje me taksën

Visar Quni 2 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com