Mediat prej kohësh po aludojnë për një lidhje mes deputetit demokrat Klevis Balliu dhe moderatores simpatike Ilda Bejleri.
Moderatorja Ilda Bejleri ka folur për herë të parë në lidhje me deputetin demokrat.
E ftuar sot tek “Rudina”, Ildës iu shfaqën sërish këto foto në ekran të cilat kur i pa, moderatorja qeshi dhe tha:
“Nuk është momenti për të folur për jetën time private”. Por Rudina insistoi që Ilda të zbulonte më shumë duke u shprehur se të gjithë thonë se ata janë të lidhur.
“Klevisin e njoh, e kam mik, është një person me shumë vlera. Gjithashtu një shok shumë i mirë”, u shpreh Ilda duke folur kështu për herë të parë për Klevisin edhe pse duke përdorur termin “shok”.
“Nuk është momenti për të folur për ne të dy. Jemi vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për të tilla gjëra, sidomos unë”, përfundoi moderatorja.
www.lajm-shqip.com