Një drejtues mjeti ka shkaktuar aksident me vdekje dhe ikën nga vendi i ngjarjes. Arrestohet pas pesë ditësh autori i këtij aksidenti.
Arrestohet pas pesë ditësh, pasi ikën nga aksidenti me vdekje autori i ngjarjes.
Ka ndodhur pesë ditë më parë në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit. Sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, kanë bërë një punë intensive hetimore. Kanë marrë dhe informacione në rrugë operative si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit. Më së fundi, bënë identifikimin dhe ndalimin e drejtuesin e një mjeti. Ky i fundit do të shkaktonte një aksident me pasojë vdekjen. Për këtë arsye, kanë ndaluar shtetasin, Klevis Jaupaj, 33 vjeç banues në Tiranë.

Sipas burimit zyrtar, mësohet se ndalimi i tij u bë pas një aksidenti me pasoja vdekjeje. Më datë 1.03.2018, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd në fshatin Labinot Fushë, drejtonte një mjet tip “BMW”. Për pasojë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin, shtetasin I.B., 67 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” .
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi