Lajmi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shtatzënë doli pak kohë përpara se vetë aktori të jepte publikisht lajmin. Ata e bënë publike përmes rrjeteve sociale faktin se po presin fëmijën e parë të tyre. Ditën e djeshme Bes Kallaku dhe gjyshja e tij e njohur si Ija, ishin të ftuar në TV Klan, në programin “Rudina”.
Ija dhe Besi tregojnë emocionet e tyre për shtatzëninë e Xhensilës…
Ja si u shpreh Ija në lidhje me këtë ndodhi në jetën e tyre:
“Mezi po e pres, dua t’ma bëjnë të bukur vajzën se janë të dy të bukur. Në fillim Besi dhe Xhensila nuk po tregonin për shtatzëninë dhe unë vajta tek Shpresa, tek mamaja e Besit dhe e pyeta dhe ajo nuk dinte gjë. Kur edhi Xheni unë e pyeta: Hë keni ndonjë gjë? “Po Ije po”, më tha.
“Dritë nëna për ty i thashë”, u shpreh Ija.
Ndërsa Besi u shpreh se vajza do të vijë në jetë nga fundi i qershorit ose fillimi i korrikut.
“Edhe dy muaj kanë mbetur, nga fundi Qershorit ose fillimi Korrikut lind vajza. Ende nuk e ndjej veten baba, tani e ndjen më shumë Xhensila sepse asaj i lëviz, kur afrohem unë pushon”, u shpreh Besi.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
01.05.2018