Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   2 vite më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   2 vite më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   2 vite më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   2 vite më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   2 vite më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   2 vite më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   2 vite më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   2 vite më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   2 vite më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   2 vite më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   2 vite më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   2 vite më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   2 vite më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   2 vite më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Pesha reale e ironisë therrëse të Donald Lu-së ndaj Lulzim Bashës
Pesha reale e ironisë therrëse të Donald Lu-së ndaj Lulzim Bashës
Pesha reale e ironisë therrëse të Donald Lu-së ndaj Lulzim Bashës

Pesha reale e ironisë therrëse të Donald Lu-së ndaj Lulzim Bashës

5 vite më parë Komento

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur sot një status në faqen zyrtare të saj që ka qenë aq I hidhur, sa pelini do të mbesë gjatë në shijën e atyre që I ka djegur.

Në një fotomontazh, është vendosur fotografia e Donald Lu-së së bashku me Elvis Preslin.

 

Të ngjashme mund të lexoni:

Basha – Berisha, sulm të ulët ndaj ambasadorit Donald Lu…

Donald Lu përmend 4 emra që tregojnë lidhjet e politikës me…

Ngjitur shënimi: “A e gjeni dot sa ka paguar ky person për të bërë një foto me ambasadorin Lu? | Can you guess hoë much this person paid for a #PhotoËithAmbassadorLu? ? #FotoSkandal”.

Ky është një mesazh direkt, I qartë dhe I drejtuar nga Lulzim Basha, kreu I opozitës shqiptare. I cili ka bërë para disa muajsh një foto me Presidentin e SHBA Donald Trump, duke paguar në një event mbledhje fondesh. Siç ndodh në SHBA, Presidenti apo figura të tjera dalin në foto për të mbledhur të ardhura për fuhsata politike apo edhe humanitare.

Mesazhi I dhënë është shumë I fortë, pasi kjo nuk ka dalë nga ndonjë deklaratë apo edhe qëndrim personal, apo ironie indirekte, por nga faqja zyrtare e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Në të cilën nuk mund të botohen kurrsesi qëndrime që nuk përbëjnë politikën shtetërore të Departamentit të Shtetit.

Është një mesazh politik drejtuar opozitës së Lulzim Bashës në kulmin e publikimit të aferës së pagesës së 1 milionë dollarëve për të lobuar në qarqet e larta të SHBA, lobim që binte ndesh me politikën e ambasadës.

Nëse mbahen mend eventet e kohës së çadrës por edhe përpara saj, fushata e lobimit u shoqërua edhe me letra zyrtare kundër ambasadorit në Tiranë Donald Lu.

Fushatë që bëhej paralelisht edhe kundër ambasadorit të SHBA-së në Shkup nga VRMO-ja e Nikolla Gruevskit.

Madje paratë e paguara për lobim kanë dalë nga e njëjta adresë. Dhe kjo I është bërë e ditur Bashës që herët nga zyrtarë të lartë të SHBA-së. Pikërisht kur dështoi përpjekja në Shkup për të dhunuar Zoran Zaevin dhe deputetët shqiptarë.

Pikërisht për të parë qëndrimin amerikan mjafton të lexosh deklaratën zyrtare të Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson. Këto deklarata janë publikuar me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë- 28 Nëntorit.

“Përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhduara për të vënë në zbatim reforma kyçe përfshi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishme për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë për popullin tuaj”, thekson deklarata e Sekretarit të Shtetit të SHBA.

Kjo deklaratë përmend qeverinë si atore kyçe për zbatimin e reformës në drejtësi, duke e identifikuar qartë se pala tjetër ka qenë kundër kësaj reforme.

Dhe është realisht e vërtetë, se si PD-ja si LSI-ja pas votimit në korrikun e 2016-s të Ndryshimeve Kushtetuese, kanë vonuar implementimin e reformës në drejtësi.

Madje sot, eksponentë të lartë të opozitës e kanë shpallur “të vdekur” si vettingun ashtu edhe reformën në drejtësi. Ata kanë paralajmëruar një mosnjohje të organeve të reja të gjyqësorit, si dhe të institucioneve të akuzës si prokuroria e Përgjithshme, SPAK-u apo edhe BKH-ja.

Këto nerva të tendosura mes opozitës dhe përfaqësuesve të SHBA-së kanë vijuar edhe këto ditë, ur një portal shumë pranë familjes “Berisha” arriti deri aty sa të akuzojë ambasadorin Donald Lu se ka marrë para nga kryebashkiaku I Laçit që ta heqë nga “lista e zezë”.

Ky lajm, edhe pse u përgënjeshtrua më pas ka provokuar “derdhjen e gotës”, mesazhin e fortë në faqen e Facebook-ut të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Nëse bëjmë një krahasim të situatës, mund të themi se është thuajse e ngjashme edhe pse pak ndryshime, me acarimin e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, kur I kërkoi që të heqë dorë nga manifestimi një javë pas 21 janarit 2011. Në atë ohë, Arvizu foli aq ashpër sa përmendi “detashmente anti-amerikane në politikën shqiptare”.

Pas kësaj deklarate, Edi Ramës iu desh të “hyjë në karantinë” për dy vjet, duke u tërhequr nga çdo akt politik bojkotues dhe konfrontues për të pritur zgjedhjet e 2013-s….

Për lajm-shqip

Ylli Pata

28.11.2017

 

donald li lulzim basah pesha reale 5 vite më parë
Elda Bani
Etiketime donald li lulzim basah pesha reale
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Kapshticë arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim

Pasardhëse

Nga Mentor KIKIA: Pas Turqisë, Shqipëria duhet të pavarësohet edhe…

Të Ngjashme

Donald Trump i ndalon Maradonës hyrjen në SHBA, shkaku…

Donald Trump i ndalon Maradonës hyrjen në SHBA, shkaku…

Elda Bani 5 vite më parë
Bllokohet rruga nacionale nga naftëtarët, ndërhyn Ministri Xhafa

Bllokohet rruga nacionale nga naftëtarët, ndërhyn Ministri Xhafa

Administrator 5 vite më parë
Berat/ Zjarr në pallat, digjet edhe kabina elektrike,ngjarja aksidentale

Berat/ Zjarr në pallat, digjet edhe kabina elektrike,ngjarja aksidentale

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com