I vjedhin lopën, qan para policëve banorja e qytetit … Një banore nga një fshat i Librazhdit, ka vënë kujën në polici. Ka qarë si fëmijë, pasi i mbetën fëmijët pa ushqim blektoral. Pa nisur punën turni i parë, është gjendur para derës së Komisariatit të Policisë Librazhd.
I vjedhin lopën, qan para policëve banorja e qytetit …

Burime nga ky i fundit, bejnë të ditur se më datë 31.05.2018, gjatë natës në fshatin Urakë, ka ndodhur një vjedhje. Shtetases L.T., vjeç 45 vjeçe pranë banesës, në kasolle i kanë vjedhur një lopë. Ajo ka pohuar se me lopën ushqente tre fëmijët e vegjël. Sipas policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi
01.06.2018