E dashura e një boksieri e gënjeu atë rreth virgjërisë së saj. Pasi mori vesh të vërtetën ai e preu atë në copa. Yee-min Huang dyshohet se kishte tradhëtuar Gary Chu me burra të tjerë që i njihte në një aplikacion. Boksieri amator i MMA i cili banonte në Rajonin Banqiao të Tajvanit e coptoi trupin e 27 vjeçares dhe e futi në 7 çanta.
Chu u gjet i varur disa ditë me vonë. Policia gjeti një shënim vetëvrasje në vendngjarje ku shkruhej: Ajo më bëri padrejtësi.
I tha se ishte e virgjër, pasi kuptoi se e gënjeu, boksieri e copëtoi…
28-vjeçari në një postim në Facebook shkruajti se ai kurrë nuk e kishte lënduar apo kufizuar lirinë e saj. Ai gjithashtu zbuloi edhe motivet e mundshme të krimit të tmerrshëm duke shkruar:
“Pasi u njohëm në Tinder, ajo më gënjeu duke më thënë se ishte e virgjër. Unë u ndjeva i mashtruar dhe tradhëtuar kur kuptova se më kishte gënjyer dhe se shkonte me burra të tjerë”.
Vëllai i Yee-min Huang kontaktoi policinë që kontrolloi shtëpinë e e Chu në Distriktin Banqiao dhe e gjeti atë të zbrazët.
Nga kamerat e vëshgimit në kompleksin rezidencial, u zbuluan pamjet e fundit të Yee-min më 20 maj. Gjithashtu pamjet treguan boksierin duke mbajtur 7 çanta nga banesa e tij, dy ditë më vonë në orën 1 të mëngjesit dhe duke hedhur pako në kopshtin e luleve në kompleksin e tij.
Të dielën, autoritetet njoftuan se kishin zbuluar mbetjet e shpërndara të viktimës në kopshtin e luleve, ndërsa trupi i Chu u gjet i varur në një pemë në orën 5 të mëngjesit pranë Ministrisë së Shëndetit dhe Mirëqenies Spitalore në Xinzhuang.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
30.05.2018