Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 19- vjeçarin Xhensil Lipo, i akuzuar për vrasjen e Erion Ibit në Cërravë, 4 ditë më parë.
Prokuroria ka zbuluar se ka qenë babai i vrasësit që ka denoncuar të birin.
Detar Lipo i është drejtuar policisë për të kallëzuar krimin.
“Djali im ka kryer një vrasje. Ai ka vrarë një bashkëfshatarin tonë duke e goditur me një gur në kokë dhe e ka hedhur në kanal tek Kovaçhana. Nuk e di nëse trupi i tij ndodhet ene atje, por ai më ka thënë që e ka vrarë para dy ditësh dhe e ka mbuluar në atë vend. Djali ndodhet në shtëpi. Nuk ma tregoi që në fillim këtë vrasje, por më pas më tregoi. M’u desh pak kohë për të marrë vendimin për të denoncuar fëmijën tim,” tha i ati në polici.
22.12.2012
Burimi: Gazeta Tema
I rrëfen krimin babait, ai e denoncon në polici për vrasje