Një burrë irlandez i preku të pasmet një peshëngritëseje amerikane në rrugë duke i thënë “ju amerikaneve ju pëlqen kjo gjë”.
Leanna Carr u shpreh se po ecte në rrugët e Dublinit kur një burrë iu afrua dhe e kapi nga të pasmet.
I prek të pasmet peshngritëses. Ajo e godet me grusht në fytyrë.
26 vjeçarja tregon se ai po qeshte me të madhë ndërsa kish bërë këtë gjest. Pa pikë turpi i kish thënë: “Je amerikane, me shumë mundësi të pëlqeu”.
“Reagimi im i parë pas kësaj fraze ishte grushti në fytyrë”, tregon peshëngritësja.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale foto të dorës së saj të dëmtuar.
Pasi e goditi ajo i ka thënë:
“Mos guxo më të prekësh kështu një femër!”

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
25.04.2018