Sot rreth orës 16:35, në Spitalin Rajonal në Fier, ka shkuar në gjëndje të rëndë shëndetësore shtetasi L.Ç, 74 vjeç. Ai banonte në fshatin Ardenicë, Lushnje.
I moshuari lushnjar bie nga biçikleta ndërron jetë….
Në Fier ai është sjellë në gjëndje të rënduar pasi kishte rënë nga biçikleta.
Bluzat e bardha i kanë dhënë ndihmën e shpejtë, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë. Një orë pas ardhjen në spital i moshuari nuk i ka përballuar dot plagët në trup.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj