I jep fund jetës duke u vetvarur në kasollen e bagëtive, arsyeja…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Qatrom të rrethit të Korçës. Një 50 vjeçar i jep fund jetës në kasollen e bagëtive. Por cila është arsyeja?

Një 50 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur. Sipas burimeve nga policia trupi i pajetë është gjetur në kasollen e bagëtive. Viktima është gjetur nga familjarët. Ende nuk dihen shkaqet që kanë detyruar 50 vjeçarin ti japë fund jetës.
Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e pajetë. Po te njejtat burime thonë se viktima është identifikuar me iniciale P. Ustalli. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e saj.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj