Tre persona kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e motit të keq që ka përfshirë pjesën me të madhe të Evropës.
Viktimat, dy burra dhe një grua ndodheshin në makinë në momentin kur u përfshinë nga përmbytjet në afërsi të Athinës.
Gruaja u gjet e vdekur nga i ftohti në makinë ditën e shtunë, ndërsa të dielën u gjetën edhe trupat e dy burrave të përfshirë nga uji.
Greqia po përballet me një valë të zgjatur të të ftohtit ekstrem, me temperatura që zbresin në zona të caktuara deri në -18 gradë Celsius dhe shumë rajone janë mbuluar nga dëbora.
Elona Tereziu
06.01.2019