I dehur në timon, kundërshton policinë për tu shoqëruar. Vazhdojnë arrestimet nga policia rrugore e Elbasanit. Këto, më tepër për faktin se gjenden në timon të dehur.
I dehur në timon, kundërshton policinë për tu shoqëruar
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i një shtetasi. Burimi zyrtar konfirmon se është arrestuar, J. Hidri, 26 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.
Kjo, pasi në rrugën ” Qemal Stafa”, Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Pas testit të alkoolit ka rezultuar në masën 0.73 mg /litër .
Ndërkohë, mësohet se ai ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Mbi të rëndon akuza, për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi