I burgosuri i Peqinit, ndërron jetë në urgjencën e spitalit të Elbasanit….Ndoshta ka patur shpresën e amnistisë për Vitin e Ri, por ka ndërruar jetë në spital.
Kështu ka ndodhur për një të burgosur në Peqin.
I burgosuri i Peqinit, ndërron jetë në spitalin e Elbasanit…
Informacioni vjen nga Komisariati i Policisë së këtij qyteti.
Sipas tij, bëhet e ditur, se në urgjencën e spitalit, ka ndërruar jetë shtetasi I.H., vjeç 54, banues në Fier.
54 vjeçari, ishte duke vuajtur dënimin në I. E. V. P. Peqin. Kufoma e tij është kqyrur me përgjegjësi nga ekspertët mjeko-ligjor. Nga veprimet e kryera, sipas specialistëve, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.
Alfrida Danushi
08.12.2018