Dramë familjare nw qytetin e Durrësit, ku kryefamiljari Selim Rexhepi, 58 vjeç kishte rezultuar i humbur prej disa ditësh. Viktima kishte humbur jetën në një aksident por nuk ishte identifikuar nga askush.
Gjendet i vdekur kryefamiljari nga Dibra
Janë zbardhur të tjera detaje sot nga ngjarja e trishtë me të cilën është përballur një familje në Durrës, e cila kishte dy javë që kërkonte burrin e shtëpisë, por ai ishte aksidentuar dhe askush nuk dinte gjë sepse nuk ishte identifikuar. Ngjarja tronditëse ka ndodhur për familjen Rexhepi, banorë të lagjes nr.14 në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
I ndjeri është Selim Rexhepi, 58 vjeç, nga Dibra, baba i 6 fëmijëve. Prej 16 prillit, ai rezulton i humbur për familjarët, por ata nuk kishin bërë denoncim në polici.
I biri vjen nga Italia të takojë babanë, zbulon se para dy javësh kishte …

I biri e ka kërkuar të atin përmes faqeve të ndryshme në internet si dhe ka pyetur herë pas here tek spitali i Durrësit por nuk i kanë dhënë asnjë lloj informacioni. Para 4 ditësh, ai është kthyer në Shqipëri, pasi jeton jashtë shtetit dhe ditën e marte iu desh të përballej me lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të babait të tij.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj