I biri masakron nënën e tij, 73 vjeçare, arrestohet. Është arrestuar në flagrancë një 41 vjeçar nga Prrenjasi. Ai ka rrahur barbarisht nënën e tij të moshuar. Informacioni vjen zyrtarisht nga Komisariati i Policisë Librazhd.
Prrenjas/ I biri masakron nënën e tij 73 vjeçare, arrestohet…
Ky i fundit, i referohet informacioneve nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd. Mësohet zyrtarisht se, u arrestua në flagrancë shtetasi, A.Ç, vjeç 41, banues në Prrenjas.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases E.Ç, vjeçe 73. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. I arrestuari akuzohet, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi