Video e një arrestimi të pabesueshëm, e përfunduar me vdekjen e të arrestuarit, ka ngjallur indinjatë të madhe në Afrikën e Jugut. Protagonisti ishte 27 vjeç, me prejardhje nga Mozambiku dhe ishte arrestuar për një parkim të palejuar, ndërkohë që është gjetur i vdekur disa orë më pas në një qeli të Daveyton në Johannesburg. Aty ku mësohet se edhe është rrahur gjatë. Mirëpo më parë, siç dëshmohet edhe nga video, ai është tërhequr zvarrë me makinë në rrugë.
28.02.2013
Burimi: Ikub.al