Xhaferr Mata, vrasësi i vajzës 19 vjeçare në Don Bosko ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 8 të mëngjesit. 31 vjeçari ka debatuar me Xhuljetën dhe më pas e ka qëlluar me armë.
Humbet jetën në spital vrasësi i vajzës 19 vjeçare…
Pasi bëri këtë veprim, Mata është fshehur në disa pemë larg zonës së krimit. Aty i ka drejtuar vetes armën në kokë dhe ka qëlluar. 31 vjeçari u mbajt gjallë përmes aparateve rreth 1 orë, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Mjekët nuk arritën ta fusnin në sallën e operacionit pasi u nda shumë shpejt nga jeta.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
08.06.2018