Humb jetën i riu: Aksidentohet ndërkohë që po punonte…
Një i ri ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në një pallat në ndërtim këtë të enjte.
Të ngjashme mund të lexoni:
Sipas informacioneve policore: Rreth orës 12:50, në lagjen Nr. 14, Shkozet, shtetasi O.F., 28 vjeç, duke montuar ashensorin në një pallat në ndërtim e sipër ka rënë nga lartësia.
I riu humb jetën pasi arrin në spital.
Orges Fezga është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës. Fatkeqësisht, mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
30.11.2017