Humb jetën pasi fitoi ndeshjen, boksieri i shpëton jetën 7 personave
Boksieri Scott Westgarth që humbi jetën pak kohë mbasi fitoi titullin gjatë ndeshjes së boksit ka shpëtuar jetën e 7 personave të tjerë.
31-vjeçari para se të vdiste vendosi t’ia dhurojë organet e tij njerëzve që kishin nevojë.
Westgarth mendohet se pësoi gjakderdhje në tru gjatë një ndeshje. Por arriti që ta mbajë veten deri pas intervistave të mbrëmjes, ku edhe humbi ndjenjat.
Ai u dërgua menjëherë në spital atë natë, por tragjikisht humbi jetën tragjikisht pas ndeshjes.
Nëna e tij Rebecca zbuloi me krenari se boksieri vendosi që ti ndihmonte njerëzit deri në fund. Ajo shtoi se djali i saj i ndihmonte shumë të varfërit. Bënte gjithçka për ata që kishin nevojë.
Rebecca në spital zbuloi se 31-vjeçari e kishte vendosur emrin e tij në listën e donatorëve të organeve tri herë.
Ndërsa u ul pranë tij në spital, 58-vjeçarja mendoi se kushdo që do ta merrte zemrën e tij do të ishte person me fat.
Humb jetën pasi fitoi ndeshjen, boksieri i shpëton jetën 7 personave
Organet e boksierit kishin arritur që të shpëtonin jetën e 7 personave.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
Të ngjashme mund të lexoni:
- Tërhiqet nga futbolli, bëhet pjesë e filmave pornografikë …
- Briken Calja,kampioni i peshëngritjes pritet si hero në qytetin e Cërrikut….
- Kampioni vlonjat i Taekwondo vlerësohet me titullin e lartë