Humb drejtimin e makinës, aksidentohet 29 vjeçarja. Një 46 vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Makina i ka dal nga kontrolli dhe ka aksidentuar një 29 vjeçare.
Humb drejtimin e makinës, aksidentohet 29 vjeçarja.

Sipas burimeve policore, është arrestuar F.B, 46 vjeç banues në Tiranë. Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, drejtonte mjetin tip “Volvo” me targa AA 810 RP. Për një moment ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, është plagosur shtetësja DH.K 29 vjeçe banuese në Tiranë. Kjo e fundit ishte pasagjere. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit, ajo është larguar për në banesën e saj.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi