Hulumtimet tregojnë që nxënësve dhe studentëve të bukur u kushtohet më shumë kujdes . Ata marrin nota më të mira nga arsimtarët; pacientët e bukur kujdes më të mirë, kriminelët e bukur dënim më të ulët…
Pamja fizike në masë të mirë ndikon edhe në suksesin afarist.
Profesori Daniel Hamermesh nga Universiteti i Teksasit dhe Jeff Biddle nga Universiteti shtetëror në Michigan. Ata kanë zbuluar që njerëzit më pak të bukur fitojnë 5 deri në 10 për qind më pak sesa ata mesatarisht të bukur. Ndërsa mesatarët fitojnë 3 deri në 8 për qind më pak se ata të bukurit.
Hamermesh dhe Biddle gjithashtu kanë zbuluar që meshkujt jo të bukur në Britaninë e Madhe fitojnë 18 për qind më pak se mesatarja. Ndërsa femrat jo të bukura fitojnë 11 për qind më pak se koleget e tyre atraktive.
Hulumtimet në Britaninë e Madhe kanë treguar që bukuria e kandidatit në masë të madhe ndikon në vendimin për punësim.
Gjithashtu ekziston dallimi midis pagës dhe statusit të meshkujve të bukur dhe të atyre më pak të bukur, citon Syri.
Shkencëtarët e Universitetit të Astonit tërheqin vërejtjen që punëdhënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për motivimet e tyre me rastin e punësimit. Kjo për arsye sepse mund t’u ndodhë që të bien pre e paragjykimeve dhe e punësimit me hatër.
Ç’është e vërteta, perceptimi jo i drejtë çon deri aty që njerëzve atraktivë t’u përshkruajmë edhe karakteristika të tjera pozitive, thonë shkencëtarët.