Gazetari Artan Hoxha të martën në darkë ka deklaruar se ‘ndëshkimi’ i deputetit Tom Doshi nga SHBA-të, ka ardhur për shkak të korrupsionit.
Hoxha tregoi në studion e emisionit “Opinion” se kishte kontaktuar me kolegë të tij në SHBA. Ata i kanë shpjeguar se rasti i shpalljes “non grata” të zyrtarëve të ndryshëm, ka të bëjë me rastet kur ata bëhen pengesë apo dalin kundër qëndrimeve të SHBA-ve.
“Në rast se Shtetet e Bashkuara, po mbështesin një reformë në një shtet demokratik, dhe në rast se një zyrtar i kundërvihet, nuk është rast i korrupsionit, por pengesë. E për këtë edhe Lu e ka shpjeguar se Llalla është bërë barreierë”, – tha Hoxha.
Por, në rastin Doshi, gazetari Artan Hoxha tha se nuk ka të bëjë me këtë problem. Kjo për shkak se ai është ndër deputetët e paktë që ka dalë hapur pro qëndrimit të SHBA-ve dhe linjës së saj edhe në rastin e armëve kimike.
Hoxha tregon se çfarë ‘fshihet’ pas shpalljes ‘non grata’ të Tom Doshit
Sipas tij, Doshi është ndëshkuar për shkak të korrupsionit dhe është një shenjë për të gjithë politikanët e tjerë.